SHBA vijojnë dominimin në atletikë, në Lojërat Olimpike. Quincy Hall siguroi medalje të artë në garën e 400 m për meshkuj, një garë fantastike e vendosur vetëm limite, ku diferencën e bënë të qindtat e sekondave.
Hall nuk i bëri një nisje të mirë garës, por rikuperoi në fund, ku një zgjatje e kokës i siguroi medalje të artë. Hall e mbylli 400 m me kohën 43,40 duke lënë pas britanikun Smith Matthew Hudson me vetëm 4 të qindtat. Medalja e bronzit shkoi për atletin nga Zambia.
Në 3000 m me pengesa, po për meshkuj, medalja e artë shkoi për marokenin El Baakali i cili mbrojti titullin olimpik pasi edhe tre vite më parë kishte triumfuar në “Tokoi2021”. Marokeni mbylli garën me kohën 8’6’05 duke lënë pas amerikanin Kenneth Rooks, ndërsa medalja e bronzit shkoi për Kenian.
Deri në këtë fazë të Lojërave Olimpike, SHBA ka fituar në Atletikë 6 medalje ari, 7 argjend dhe 6 bronzi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co