Bota

SHBA e shqetësuar: “Kupola e hekurt” e Izraelit mund të mposhtet në luftë me Hezbollahun

shba e shqetesuar kupola e hekurt e izraelit mund te mposhtet ne lufte me hezbollahun
shba e shqetesuar kupola e hekurt e izraelit mund te mposhtet ne lufte me hezbollahun

Zyrtarët amerikanë kanë shqetësime serioze se në rast të një lufte të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut , grupi militant i mbështetur nga Irani mund të mposhtë mbrojtjen ajrore të Izraelit në veri – duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore shumë të lavdëruar Iron Dome.

Frika, e cila zyrtarët amerikanë thanë se u është komunikuar atyre edhe nga Izraeli, se Kupola e Hekurt mund të jetë e pambrojtur ndaj arsenalit të madh të raketave dhe dronëve të Hezbollahut, vetëm po rritet ehde më shumë pasi Izraeli u ka treguar gjithnjë e më shumë zyrtarëve amerikanë se po përgatitet për ndërhyrje ajrore dhe tokësore në Liban.

Zyrtarët izraelitë i kanë thënë SHBA-së se po planifikojnë të zhvendosin burimet nga Gaza jugore në Izraelin verior në përgatitje për një ofensivë të mundshme kundër grupit”, thanë zyrtarët amerikanë për CNN.

Në fillim të këtij muaji, Hezbollahu publikoi një video që pretendonte se tregonte një dron duke goditur dhe dëmtuar një bateri të Kupolës së Hekurt në një bazë ushtarake në Izraelin verior. Shtypi izraelit raportoi se ky dukej të ishte rasti i parë i dokumentuar i goditjes me sukses të sistemit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts