Bota

SHBA, gruaja transgjinore 28-vjeçare vret prindërit pas zënkës mes tyre: Do ta bëja përsëri

shba gruaja transgjinore 28 vjecare vret prinderit pas zenkes mes tyre do ta beja perseri
shba gruaja transgjinore 28 vjecare vret prinderit pas zenkes mes tyre do ta beja perseri

Për vrasjen e prindërve të saj, të cilët i qëlloi me gjakftohtësi, u arrestua në SHBA transgjinorja 28-vjeçare Mia Bailey, e cila u tha policëve që e vunë në pranga pas një ndjekjeje se “Do ta bëja sërish, i urrej.”

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes 28-vjeçares transgjinore dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të ndërronte gjininë.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah. Bailey duke rrëfyer tha se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata.
28-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.

[embedded content]

Oficerët që mbërritën në shtëpinë e familjes Bailey gjetën 70-vjeçarin Joseph dhe 69-vjeçaren Gail të vdekur në dhomën e ndenjes me disa gëzhoja pranë tyre.

Pas krimit, Bejli u largua me një makinë të verdhë dhe kur takoi policinë, ajo nxori një armë, i kërcënoi dhe vazhdoi arratisjen.
Përfundimisht forcat speciale të policisë e gjetën atë rreth shtatë milje larg shtëpisë së saj dhe e detyruan të dorëzohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts