SHBA hedh hapa drejt përfundimit të luftës në Gaza, Biden takim me Mbretin e Jordanisë për të diskutuar mbi armëpushimin

shba hedh hapa drejt perfundimit te luftes ne gaza biden takim me mbretin e jordanise per te diskutuar mbi armepushimin
shba hedh hapa drejt perfundimit te luftes ne gaza biden takim me mbretin e jordanise per te diskutuar mbi armepushimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ata pritet të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gazë dhe shqetësimet e mëdha për një ofensivë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar, Rafah.

Po ashtu ky do të jetë takimi i parë mes dy aleatëve prej se u vranë tre ushtarë amerikanë nga një sulm me dronë kundër bazës amerikane në Jordani muajin e kaluar. Bideni i ka fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani për këtë sulm vdekjeprurës.

Bideni dhe aleatët e tij janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një ndërprerje tjetër në luftën e Izraelit kundër Hamasit, në mënyrë që të dërgohen ndihma në Gazë dhe të lirohen pengjet. Shtëpia e Bardhë është duke u përballur me kritika nga amerikano-arabët për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Izraelit përballë rritjes së numrit të të vrarëve në Gazë.

Duket se një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve është afër. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të dielën se hapur rruga për një marrëveshja sipas të cilës do të liroheshin pengjet që po mbahen nga Hamasi në Gazë në këmbim të një armëpushimi, sipas Associated Press.

Mbreti Abdullah, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për ndaljen e luftës së Izraelit, pritet t’i kërkojë Bidenit ta mbështetë një armëpushim të menjëhershëm.

Aktivistët izraelitë ngrenë tenda për t’i bllokuar kamionët që bartin ndihma humanitare nga hyrja në Rripin e Gazës në pikëkalimin Kerem Shalom mes Izraelit dhe Gazës, 7 shkurt 2024.

Izraeli i nisi luftën në Rripin e Gazës pasi rreth 1.200 njerëz u vranë në jug të Izraelit më 7 tetor nga pjesëtarët e Hamasit, të cilët gjithashtu i rrëmbyen 253 njerëz. Një numër i atyre pengjeve u liruan më vonë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, tha se 164 njerëz u vranë e rreth 200 të tjerë u plagosën në Gazë vetëm ditën e fundit, megjithëse nuk është e qartë se sa kanë vdekur gjatë bombardimeve izraelite gjatë natës së fundit.

Kjo Ministri thotë se 28.340 palestinezë janë vrarë dhe gati 68.000 të tjerë janë plagosur në Gazë nga sulmet izraelite prej 7 tetorit./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →