Ish-lojtari i NFL, Blaise Taylor, është arrestuar me akuzën e vrasjes së shkallës së parë nga policia në SHBA, pasi dyshohet se ka vrarë partneren e tij, Jane Benning, e cila ishte shtatzënë në muajin e pestë.
Ish-futbollisti u arrestua pasi dyshohet se helmoi të dashurën shtatzënë
Tragjedia filloi të shpalosej më 25 shkurt 2023 kur Taylo telefonoi autoritetet duke thënë se Bening kishte pësuar një shok alergjik.
[embedded content]
Vajza u dërgua në spital dhe vdiq më 6 mars.
Pas muajsh hetimi doli se Benning ishte helmuar kur Taylor vizitoi shtëpinë e saj. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e Benning ishte kritike që në fillim pasi ajo nuk ishte në gjendje të komunikonte, ndaj nuk mund të merrnin një deklaratë prej saj për atë që kishte ndodhur para se të vdiste.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co