SHBA heq përsëri skelën e ndihmave nga brigjet e Gazës, ja shkaku

shba heq perseri skelen e ndihmave nga brigjet e gazes ja shkaku
shba heq perseri skelen e ndihmave nga brigjet e gazes ja shkaku

Skela e ndihmave e ndërtuar nga SHBA-ja  do të shkëputet nga brigjet e Gazës për herë të dytë për shkak të detit të trazuar, thanë dy zyrtarë amerikanë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me qëndrueshmërinë e rrugës detare.

Palestinezët po përballen me urinë e përhapur sepse lufta ka ndërprerë kryesisht rrjedhën e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera. Agjencitë e OKB-së njoftojnë se mbi 1 milion njerëz në Gaza mund të përjetojnë nivelin më të lartë të urisë deri në mes të korrikut.

Ushtria do të zhvendoste skelën vonë të premten dhe të shtunën për të parandaluar që ajo të shpërbëhej siç bëri në fund të muajit të kaluar nga moti i keq, thanë të dy zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti.

Zytarët presin që skela të kthehet në vend dhe të funksionojë përsëri javën e ardhshme, raporton Associated Press.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →