Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se administrata e tij i dorëzoi vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një projekt-rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, që parashikon dhe lirimin e pengjeve. Sipas tij, Hamasi është ende në enklavë.
“Dorëzuam një projektvendim i cili është aktualisht para Këshillit të Sigurimit dhe që kërkon shpalljen e një armëpushimi të menjëhershëm, i cili do të lidhet me lirimin e pengjeve. Kemi shpresa të mëdha që vendet anëtare të saj do ta mbështesin atë”, tha kreu i diplomacisë amerikane për median saudite Al-Hadath.
Ai shtoi se shpresonte se do të dërgonte një “mesazh të fortë”. Kujtojmë se më 7 tetor të vitit të kaluar Hamasi sulmoi Izraelin dhe ky i fundit u përgjigj me kundërsulm. Nga këto luftime kanë humbur jetën civilë të pafajshëm.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co