Një krim brutal ndodhi në Kaliforni kur një inxhinier i Google rrahu për vdekje gruan e tij brenda shtëpisë së tyre. 27-vjeçari Liren Chen, sipas autoriteteve, u gjet brenda shtëpisë së tij dhe u duk i “përhumbur” ndërsa gruaja e tij kishte vdekur pranë tij.
Vrasja ndodhi në Santa Clara, një zonë luksoze në zemër të Silicon Valley dhe vetëm pak kilometra nga selia e Google. Policia mori një telefonatë nga një mik i çiftit i cili u shqetësua pasi as Chen dhe as gruaja e tij nuk po i përgjigjeshin telefonatave të tij. Megjithatë, kur ai shkoi në shtëpinë e tyre, ai pa Chen përmes një dritareje “në gjunjë me duart lart”.
Kur policia hyri në shtëpinë e çiftit, e gjeti gruan të vrarë brutalisht në dhomën e gjumit dhe Chen të gjunjëzuar. Gruaja kishte marrë goditje të rënda nga një send i mprehtë në kokë.
Rrobat, këmbët dhe duart e Chen ishin “të mbushura me gjak”, ndërsa duart e tij ishin të gërvishtura dhe të mavijosura. Si Chen ashtu edhe gruaja e tij – e identifikuar si Xuanyi Yu – punonin në Google.
“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ajo që ndodhi me Xuanyi”, tha zëdhënësja e Google, Bailey Tomson për The Post. “Mendimet tona janë me familjen e saj.”
Sipas profileve të tyre në LinkedIn, Chen dhe Yu ishin inxhinierë softuerësh në Google që studionin në Kinë, por punonin në SHBA.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co