SHBA-ja bën thirrje për finalizimin e negociatave për armëpushim në Gaza

shba ja ben thirrje per finalizimin e negociatave per armepushim ne gaza
shba ja ben thirrje per finalizimin e negociatave per armepushim ne gaza

Departamenti i Shtetit të SHBA-së deklaroi se ka ardhur koha për të finalizuar bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit pas vdekjes së 6 pengjeve këtë fundjavë në Rripin Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për media në Washington, foli lidhur me armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit.

“Në Gaza ka ende dhjetëra pengje dhe presim marrëveshje që do t’i sjellë ata në shtëpi. Ka ardhur koha që të finalizohet kjo marrëveshje. Populli izraelit, populli palestinez dhe bota nuk mund të presin më shumë”, tha Miller.

Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë negociatat me partnerët e saj në rajon, përfshirë Egjiptin dhe Katarin, për të arritur marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim.

“Gjatë bisedimeve të javës së kaluar, ne bëmë përparim në trajtimin e pengesave të mbetura, por finalizimi i një marrëveshjeje përfundimisht do të kërkojë fleksibilitet nga të dyja palët”, tha Miller.

Miller theksoi se palët duhet të kërkojnë arsye për “të thënë po, në vend të jo”.

SHBA-ja, Egjipti dhe Katari prej disa kohësh kanë zhvilluar bisedime midis Izraelit dhe Hamasit në lidhje me një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →