Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të dërgojnë trupa amerikane në Izrael së bashku me një sistem të avancuar anti-raketë të SHBA-së, me synimin për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit pas sulmeve raketore nga Irani.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se masa ka për qëllim “mbrojtjen e Izraelit”, i cili po peshon një hakmarrje kundër Iranit, pasi Teherani gjuajti më shumë se 180 raketa në Izrael më 1 tetor, raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar privatisht Izraelit të peshojë përgjigjen e tij për të shmangur shkaktimin e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme, thonë zyrtarët, teksa Bideni ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj një sulmi izraelit në vendet bërthamore të Iranit.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder e përshkroi vendimin e fundit si pjesë e “rregullimeve më të gjera që ushtria amerikane ka bërë muajt e fundit” për të mbështetur Izraelin dhe për të mbrojtur personelin amerikan nga sulmet e Iranit dhe grupeve të mbështetura nga Irani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co