SHBA-ja ka pranuar të tërheqë ushtarët e saj nga Nigeri, shteti i Afrikës Perëndimore, me kërkesë të administratës që erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat lokale, vendimi për tërheqjen e trupave u mor pas takimeve të kryera në Washington midis zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Kurt Campbell dhe kryeministrit të Nigerit, Ali Mahamane Lamine Zeine.
Në lajme thuhet se SHBA-ja ka pranuar të mbyllë bazën e mjeteve ajrore pa pilot që ndodhet në afërsi të Agadezit, në shkretëtirën e Saharasë.
Një delegacion amerikan pritet të shkojë në Niamey, kryeqytetin e Nigerit, brenda pak ditësh për të siguruar tërheqjen e rregullt të rreth 1.000 ushtarëve.
– Grushti i shtetit në Niger
Në Niger, presidenti Mohammed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik 2023 dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.
Gjeneral Abduorahamane Tchiani, komandant i Regjimentit të Gardës Presidenciale më 28 korrik kaloi në krye të qeverisë së përkohshme të emërtuar nga Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP). CNSP emëroi Lamine Zeine si kryeministër dhe formoi një kabinet prej 21 anëtarësh të përbërë nga ushtarë dhe civilë.
Muajin e kaluar Nigeri ndërpreu marrëveshjen 12-vjeçare të bashkëpunimit ushtarak me SHBA-në. Është njoftuar se javët e fundit në Niger janë sjellë dhjetëra trajnues ushtarakë rusë dhe një sistem i avancuar i mbrojtjes ajrore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co