SHBA-ja godet Shtetin Islamik në Irak, vriten 15 pjesëtarë, plagosen edhe 7 trupa amerikanë

shba ja godet shtetin islamik ne irak vriten 15 pjesetare plagosen edhe 7 trupa amerikane





































Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se forcat ushtarake të tyre në Irak kanë vrarë 15 pjesëtarë të Shtetit Islamik në një operacion të përbashkët me Forcat e Sigurisë irakiane, të cilët shënjestruar lidershipin e grupit.

irak

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se ka kryer operacionin e përbashkët në Irak herët të enjten.

Trupat amerikane dhe irakiane janë përballur me pjesëtarë të IS-it të pajisur me “një numër armësh, granata dhe rripa vetëvrasës shpërthyer”, thuhet në deklaratë. Me tej është thënë se nuk ka viktima civile.

Mediat amerikane kanë raportuar se shtatë prej trupave amerikane janë lënduar.

Qendra Komanduese ka thënë se ka shënjestruar pjesëtarë të lidershipit të IS-it në përpjekje për të ndaluar grupin të planifikojë, organizojë dhe sulmojë amerikanët, irakianët dhe aleatët brenda dhe jashtë rajonit, raportoi BBC.

Janë rreth 2,500 trupa amerikane aktualisht në Irak, megjithëse mbeten atje në kapacitet “këshillimi dhe ndihme” që kur ushtria amerikane pati njoftuar përfundimin e përpjekjeve luftarake në vend në dhjetor 2021.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →