SHBA-ja propozon një “gjuhë” të re për të ringjallur përpjekjet e ngecura për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit

shba ja propozon nje gjuhe te re per te ringjallur perpjekjet e ngecura per nje armepushim midis izraelit dhe hamasit
shba ja propozon nje gjuhe te re per te ringjallur perpjekjet e ngecura per nje armepushim midis izraelit dhe hamasit

SHBA-ja ka propozuar një “gjuhë” të re për të kapërcyer boshllëqet në diskutimet për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Propozimi trefazor izraelit, i përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, muajin e kaluar, përcakton kushtet që synojnë të çojnë në lirimin përfundimtar të të gjithë pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi, në këmbim të një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza.

Por, duke shuar shpresat për një përparim, në fillim të këtij muaji Hamasi iu përgjigj propozimit izraelit me amendamente të mëtejshme.

Izraeli gjithashtu nuk e ka pranuar publikisht planin, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se tani SHBA-ja po e shtyn Egjiptin dhe Katarin që të bëjnë presion ndaj Hamasit për të pranuar ndryshimin e gjuhës.

Siç raportohet, nëse Hamasi e pranon gjuhën e re, do të lejojë arritjen e një marrëveshjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →