Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe të Rusisë, dhe dhjetëra institucione të tjera financiare, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, po tenton që të dëmtojë edhe më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas dy muajsh.
Gazprombank, që luan rol të madh në lehtësimin e eksporteve ruse të energjisë, ishte banka e vetme e madhe ruse që kishte mbetur deri më tani pa u goditur nga sanksionet amerikane. Uashingtoni dhe Brukseli kishin shmangur sanksionimin e Gazprombank, pas shqetësimeve se mund të kishte pengesa në eksportet e energjisë.
Përveç Gazprombank, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka sanksionuar mbi 50 banka të tjera ruse që kryejnë operacione ndërkombëtare dhe mbi 40 regjistrues rusë të letrave me vlerë dhe 15 zyrtarë financiarë rusë.
Uashingtoni po ashtu paralajmĂ«roi institucionet financiare kundĂ«r bashkimit nĂ« versionin e RusisĂ« tĂ« sistemit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« mesazheve pĂ«r bankat, qĂ« njihet me shkurtesĂ«n SWIFT. Rusia po synon tĂ« tĂ«rheqĂ« bankat ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tâi bashkohen platformĂ«s sĂ« saj tĂ« mesazheve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangĂ« sanksionet financiare tĂ« vendosura nga SHBA-ja.
âVeprimet e sotme riafirmojnĂ« pĂ«rkushtimin e SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« kufizuar aftĂ«sinĂ« e RusisĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rdorĂ« sistemin financiar ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r tĂ« zhvilluar luftĂ«n e saj kundĂ«r UkrainĂ«s dhe pĂ«r tĂ« penguar pĂ«rpjekjet e RusisĂ« pĂ«r tĂ« kryer pagesa ndĂ«rkufitare pĂ«r mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ« dhe materialeve ushtarakeâ, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit amerikan tĂ« Shtetit, Matthew Miller, pĂ«rmes njĂ« deklarate mĂ« 21 nĂ«ntor.
Mbështetësit e Ukrainës për muaj të tërë i kanë bërë thirrje administratës së Bidenit që të ashpërsojë sanksionet ndaj sektorit bankar rus, duke thënë se Kremlini po gjen mënyra për të shmangur sanksionet aktuale dhe po paguan për importe të teknologjisë dhe mallra të tjera me përdorim të dyfishtë.
Përveçse lehtëson pagesat për energjinë, Gazprombank vepron po ashtu si një kanal për blerjen e mallrave ushtarake. Kremlini gjithashtu përdor bankën Gazprombank për të paguar ushtarët rusë dhe për të kompensuar familjet e ushtarëve të vrarë.
âJam mirĂ«njohĂ«s ndaj presidentit Biden dhe administratĂ«s sĂ« tij pĂ«r pakon e fortĂ« tĂ« sanksioneve financiare dhe bankare tĂ« bĂ«ra publike sot, qĂ« shĂ«njestrojnĂ« ekonominĂ« dhe paratĂ« e luftĂ«s tĂ« RusisĂ«â, shkroi nĂ« X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Biden do ta pĂ«rfundojĂ« mandatin mĂ« 20 janar, kur nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« do tĂ« kthehet presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Ai ka premtuar se do tâi japĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, duke i ulur nĂ« tavolinĂ« tĂ« bisedimeve Zelenskyn dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Sanksionet financiare amerikane vijnĂ« nĂ« njĂ« moment kritik pĂ«r ekonominĂ« e RusisĂ«, pasi shpenzimet rekord tĂ« Putinit pĂ«r luftĂ«n kanĂ« rritur inflacionin dhe normat e interesit. Banka Qendrore e RusisĂ« muajin e kaluar rriti normat e interesit nĂ« 21 pĂ«r qind, norma mĂ« e lartĂ« nĂ« dekada, dhe mund tĂ« vazhdojĂ« tâi rrisĂ« normat, teksa nuk ka sinjale se lufta Ă«shtĂ« drejt pĂ«rfundimit./REL