SHBA ka dy herë më shumë trupa në Siri nga sa kishte deklaruar

shba ka dy here me shume trupa ne siri nga sa kishte deklaruar








































Pentagoni tha të enjten se ka në Siri 2,000 trupa. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i asaj që kishte deklaruar më parë, prej 900 ushtarësh.

pentagon

Sipas Pentagonit trupat shtesë konsiderohen të përkohshme dhe se ishin dërguar për të mbështetur misionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit gjeneral major Pat Ryder u tha gazetarëve se ai nuk e dinte se për sa kohë ky numër kishte qenë 2,000, por shtoi se ndoshta bëhej fjalë prej disa muaj dhe përpara rënies nga pushteti të udhëheqesit sirian Bashar al-Assad.

Vet unë e mësova këtë numër sot. Si dikush që ka qëndruar para jush dhe u ka thënë 900, doja ta dinit shifrën që kemi mbi këtë çështje”, tha zoti Ryder.

Shtetet e Bashkuara kishin thënë publikisht prej disa vitesh se kishin në Siri 900 trupa, të cilët po punonin me forcat lokale për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, por që ishte arritur të zmbrapsej.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri, megjithatë Presidenti i zgjedhur Donald Trump mund t’i largojë ato, pasi të marrë detyrën më 20 janar./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →