Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur në NJë takim ambasadoren amerikane në Kroaci, Nathalie Rayes, e cila po qëndron në Kosovë.
Hovenier, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë.
“Kënaqësi ta mirëpresim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci, Nathalie Rayes në vizitën e saj të parë në Kosovë. Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend energjik, ku përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë”, shkroi Hovenier.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co