Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar Iranit dhe Izraelit se konflikti në Lindjen e Mesme nuk duhet të përshkallëzojë, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Lindja e Mesme mund të përballet me një valë sulmesh nga Irani dhe aleatët e tij pas vrasjes së javës së kaluar të pjesëtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, raportoi The Guardian.
“Kemi qenë të angazhuar në diplomaci intensivisht me aleatët dhe partnerët, ua kemi komunikuar atë mesazh drejtpërdrejt Iranit dhe Izraelit”, ka theksuar ai.
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbrojë Izraelin ndaj sulmeve, ka shtuar Blinkeni, por ka thënë më tej se çdokush në rajon duhet ta kuptojë rrezikun e përshkallëzimit dhe keqllogarisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co