Një projektligj që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit të njohur TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikes pritet të miratohet sot në Dhomën e Përfaqësuesve, pas shqetësimeve se struktura e platformës është një kërcënim për sigurinë kombëtare, sipas AP.
Projektligji kërkon që kompania kineze, “ByteDance” të heqë dorë nga TikTok dhe aplikacionet e tjera që zotëron brenda gjashtë muajve nga miratimi i projektligjit ose ato aplikacione do të ndalohen.
Ligjvënësit pretendojnë se “ByteDance” i nënshtrohet qeverisë kineze, e cila mund të kërkojë akses në të dhënat e konsumatorëve të TikTok në SHBA në çdo kohë që dëshiron.
Shqetësimi buron nga një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze që detyrojnë organizatat të ndihmojnë shërbimet sekrete.
Miratimi i projektligjit do të ishte vetëm hapi i parë. Senati do të duhet gjithashtu të miratojë masën që ajo të kthehet në ligj.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, D-N.Y., tha se ai do të duhet të konsultohet me kryetarët e komisioneve përkatëse për të përcaktuar rrugën e projektligjit.
Anëtarët e Kongresit kanë qenë prej kohësh kritikë ndaj platformave të teknologjisë dhe ndikimit të tyre të gjerë, shpesh duke u përplasur me drejtuesit për praktikat e industrisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co