“SHBA-të investuan për drejtësinë si në një asnjë vend tjetër”, Aleksandër Çipa: Pse sekretari amerikan i Shtetit evitoi takimet me përfaqësues të opozitës

shba te investuan per drejtesine si ne nje asnje vend tjeter aleksander cipa pse sekretari amerikan i shtetit evitoi takimet me perfaqesues te opozites
shba te investuan per drejtesine si ne nje asnje vend tjeter aleksander cipa pse sekretari amerikan i shtetit evitoi takimet me perfaqesues te opozites

Duke komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, analisti Aleksandër Çipa i ftuar në “Open” në News 24, tregoi mesazhin që shefi i diplomacisë amerikane dha sot në Tiranë.

“Në epiqendër të vizitës është shqetësimi amerikan për situatën rajonale dhe çështje gjeostrategjike. Pyetjes për situatën në rajon dhe agresionin rus, tha se ne jemi shumë të shqetësuar dhe duhet të përgatitemi. Agjendat e brendshme politike në diplomaci janë të dytat si pjesë e diskutimit. Pse nuk e takoi përfaqësuesin e opozitës? Kam përshtypjen se për shkak të pozitës formalizuese që ka opozita kryesore e vendit është evituar.

Është një argument që nuk ka dashur të thotë publikisht. Kë do të takojë? Kryetarin e grupit parlamentar, i cili ka shumicën por është i diskutueshëm me një pakicë tjetër. Në cilin rast një përfaqësues ndërkombëtar ka kryer një lëvizje të kundërt me zt.Blinken? Përjashto nivelet partiake të delegacioneve.

Ne po flasim në kontekstin dyvjeçar. Ka shprehur mirënjohjen për pritjen e afganëve dhe kjo është një gjë që njihet. E dyta, Shtetet e Bashkuara për reformën në drejtësi kanë një investim të ekspozuar. E kanë pjesë të financimit si në një asnjë shtet tjetër. Është një shumë prej 50 milionë dollarë. E treta janë çështjet e sigurisë”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →