SHBA, Zonja e Parë do të udhëheqë delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

shba zonja e pare do te udheheqe delegacionin amerikan ne ceremonine e hapjes se lojerave olimpike ne paris
shba zonja e pare do te udheheqe delegacionin amerikan ne ceremonine e hapjes se lojerave olimpike ne paris

Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, bashkëshortja e presidentit amerikan Joe Biden, do të udhëheqë delegacionin e vendit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Douglas Emhoff, bashkëshorti i zëvendëspresidentes Kamala Harris, do të kryesojë delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e mbylljes, më 11 gusht.

“Presidenti ka emëruar gjithashtu delegacionet për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Paraolimpike pasuese”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Delegacioni në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike më 28 gusht do të udhëhiqet nga senatorja amerikane Tammy Duckworth, një demokrate nga Illinois dhe ish-pilote e Ushtrisë Amerikane, e cila ka përdorur një karrige me rrota – që kur humbi të dyja këmbët pasi helikopteri i saj u godit nga një raketë në Irak.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra do të drejtojë delegacionin amerikan në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Paralimpike, më 8 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →