Shearer i ashpër me Anglinë: Edhe ata vetë e dijnë sa keq luajtën ndaj Danimarkës

shearer i ashper me angline edhe ata vete e dijne sa keq luajten ndaj danimarkes
shearer i ashper me angline edhe ata vete e dijne sa keq luajten ndaj danimarkes

Shumë i ashpër ishte në reagimin e tij ish sulmuesi angles Alan Shearer, i cili foli për BBC rreth performancës së “Tre Luanëve” deri më tani.

“E rëndësishme është të mos ta kalojmë në personale. Edhe ata e dijnë shumë mirë, që luajtën tmerrshëm. Këtë gjë le ta themi. Lojtarët duhet të përgjigjen në fushë. Nuk e ndryshoj qëndrimin tim. Madje mendoj se njësoj si unë, mendojnë pjesa më e madhe e qytetarëve anglezë, madje edhe lojtarët e dijnë shumë mirë se sa keq luajtën ndaj Danimarkës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co