Shefi i CIA-s Burns në Ballkan, Lubonja: Ka shqetësim amerikan për Kosovën. Vizita mund të jetë sinjal për Kurtin, që…

shefi i cia s burns ne ballkan lubonja ka shqetesim amerikan per kosoven vizita mund te jete sinjal per kurtin qe
shefi i cia s burns ne ballkan lubonja ka shqetesim amerikan per kosoven vizita mund te jete sinjal per kurtin qe

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë me Skype në News 24 ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë, Serbi e Bosnjë.

Lubonja tha se beson se ka një shqetësim amerikan për Kosovën. Sipas tij, vizita mund të jetë sinjal për Kurtin, që ky i fundit të frenohet me veprimet e fundit, ndoshta me atë që ka marrë për çështjen e Urës së Ibrit.

Fatos Lubonja: Ka një shqetësim amerikan, që mos ketë konflikt mes Kosovës e Serbisë. Iu intereson që ta afrojnë Serbinë sa më afër Europës, që ta largojnë nga Putini.

Kurti ka treguar ‘kokëfortësi’ për t’ju bindur diktateve pa kushte të amerikanëve apo europianëve. Këta ditë ka qenë problemi i Urës së Ibrit. Vizita e shefit të CIA-s mendoj se ka qenë që të frenojë Kurtin në veprimet e tij.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →