Bota

Shefi i kabinetit të presidentit Zelenskyt: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe

shefi i kabinetit te presidentit zelenskyt pas samitit ne zvicer do ti paraqesim rusise planin per paqe
shefi i kabinetit te presidentit zelenskyt pas samitit ne zvicer do ti paraqesim rusise planin per paqe

Pasi të përgatitet një “plan” për paqen në Ukrainë me kontributin e komunitetit ndërkombëtar, Ukraina do të përpiqet t’ia paraqesë atë Rusisë në një “samit të dytë, në nivel liderësh”.

Kjo ishte deklarata e Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në margjinat të samitit të paqes në Ukrainë në Buergenstock, të Zvicrës, në komunën e Stansstad (Kantoni Nidëalden).

“Asnjë kompromis për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, ne jemi shumë të qartë në lidhje me filozofinë për të arritur paqen. Sot dhe nesër do të diskutojmë parimet e planit të përbashkët të ardhshëm, në të cilin do të donim të bazohej  formula e paqes e paraqitur nga presidenti Zelensky, por ne jemi shumë të hapur ndaj të gjitha opinioneve të të gjitha vendeve përgjegjëse. Kur plani të jetë gati, ne do të kërkojmë për t’ia paraqitur atë përfaqësuesve të Rusisë dhe mund të ndodhë në një samit të dytë në nivel ndërkombëtar”,- përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts