Shefi i NASA-s, Bill Nelson ka lëshuar akuza në drejtim të Kinës, se kjo e fundit po kryen aktivitete të fshehta ushtarake në hapësirë. “Ne besojmë se shumë nga të ashtuquajturat programe hapësinore civile janë programe ushtarake. Kina ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, veçanërisht në 10 vitet e fundit, por ato janë shumë të fshehta”, pohoi ai.
Këtë deklaratë shefi i NASA-s e dha gjatë një seance dëgjimore për nënshkrimin e buxhetit të agjencisë amerikane prej 25.4 miliardë dollarëve, shkruan skynews. Kur u pyet për investimet e Kinës në programet hapësinore Nelson tha: “Ne jemi në një garë. Data e fundit që ata e kanë dhënë për zbarkimin në Hënë është viti 2030. Është detyra jonë që të arrijmë atje para tyre”. Kjo pasi sipas shefit të NATO-s, nëse Kina zbarkon e para në Hënë mund të pretendojë pjesë të hapësirës si territor të saj.
“Shqetësimi im do të ishte nëse Kina do të arrinte fillimisht atje dhe do të thoshte se ky është territori im, ju qëndroni jashtë tij”, shtoi Nelson. Kujtojmë se shteti kinez ka 499 satelitë në orbitë, sipas Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes. Bëhet e ditur se ajo po zhvillon edhe balona spiune dhe raketa hipersonike
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co