Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleancë e fortë e më e bashkuar se kurrë

shefi i nato s ne uashington biden aleance e forte e me e bashkuar se kurre
shefi i nato s ne uashington biden aleance e forte e me e bashkuar se kurre

Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, dy udhëheqësit biseduan lidhur me mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, ndërsa ky vend përballet me agresionin rus.

Ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut shënon 75 vjetorin, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington për diskutuar planet për takimin e korrikut, ku do të flitet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.

Presidenti Joe Biden e vlerësoi punën e aleancës duke thënë se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm.

“NATO-ja u themelua 75 vjet më parë. Është e rëndësishme të thuhet se mësimi që kemi nxjerrë është uniteti i aleancës për të mbrojtur dhe frenuar agresionin. Nën udhëheqjen tuaj, NATO është bërë më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se ndonjëherë”, iu drejtua Presidenti Biden zotit Stoltenberg.

Më herët të hënën, zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kishin dhënë mbështetje “të pashembullt” për Ukrainën. Ai tha se kjo do t’i kushtojë aleancës të paktën 45 miliardë dollarë në vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →