Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë: 28 punonjës shëndetësor janë vrarë në Liban gjatë 24 orëve

shefi i organizates boterore te shendetesise 28 punonjes shendetesor jane vrare ne liban gjate 24 oreve
shefi i organizates boterore te shendetesise 28 punonjes shendetesor jane vrare ne liban gjate 24 oreve

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se 28 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në 24 orët e fundit në Liban në mes të përshkallëzimit të konfliktit me Izraelin, transmeton Anadolu.

“Shumë punonjës shëndetësor nuk po raportojnë në detyrë pasi u larguan nga zonat ku ata punojnë për shkak të bombardimeve. Kjo po kufizon rëndë ofrimin e menaxhimit të traumave masive dhe vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore”, tha Tedros në një konferencë për media.

Në Libanin jugor, tha Tedros, 37 objekte shëndetësore janë mbyllur, ndërsa në Bejrut tre spitale janë detyruar të evakuojnë plotësisht stafin dhe pacientët, si dhe dy të tjerë janë evakuuar pjesërisht.

Ai theksoi se OBSH-ja po punon me Ministrinë e Shëndetësisë Publik të Libanit për të mbështetur menaxhimin efektiv të traumës dhe viktimave masive në spitale.

“Ne kishim planifikuar që nesër të dërgojmë një dërgesë të madhe me furnizime mjekësore dhe të traumës. Për fat të keq, kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të mbylljes pothuajse të plotë të aeroportit të Bejrutit”, tha shefi i OBSH-së.

Tedros u bëri thirrje të gjithë partnerëve të lehtësojnë fluturimet për të dërguar “furnizimet shumë të nevojshme për shpëtimin e jetëve” në Liban.

“OBSH-ja bën thirrje për një de-përshkallëzim të konfliktit, që kujdesi shëndetësor të mbrohet dhe të mos sulmohet, të sigurohen rrugët e hyrjes dhe të ofrohen furnizimet, si dhe për një armëpushim, një zgjidhje politike dhe paqe”, tha Tedros, duke e quajtur sulmin e Iranit ndaj Izraelit një “përshkallëzim të rrezikshëm me pasoja të rënda” për rajonin.

Izraeli ka nisur sulme masive ajrore që nga 23 shtatori ndaj atyre që ai i quan objektiva të Hezbollahut në të gjithë Libanin që deri më tani kanë vrarë të paktën 1.100 njerëz.

Fushata ajrore ishte një përshkallëzim në konfliktin 1-vjeçar midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale të Tel Avivit ndaj Rripit të Gazës që ka vrarë të paktën 41.800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund ta përshkallëzojnë konfliktin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →