Shefi në largim i NATO-s shpreson se Ukraina mund i bashkohet aleancës brenda 10 viteve

shefi ne largim i nato s shpreson se ukraina mund i bashkohet aleances brenda 10 viteve
shefi ne largim i nato s shpreson se ukraina mund i bashkohet aleances brenda 10 viteve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës brenda dekadës së ardhshme.

“Unë shpresoj shumë që Ukraina do të jetë një aleat”, tha ai në lidhje me zgjerimin e mundshëm të NATO-s brenda 10 viteve të ardhshme, duke nënvizuar punën e tij për ta arritur këtë gjatë mandatit të tij.

Sekretari i përgjithshëm në largim po fliste përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, ku aleanca festoi 75 vjetorin e saj dhe vendosi të shpallë mbështetje të re për Ukrainën, shkruan yahoonews.

Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të furnizojnë Ukrainën me më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus.

“Sa më e fortë të jetë mbështetja jonë, aq më shpejt mund të përfundojë kjo luftë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →