Drejtoresha e Shërbimit Sekret në SHBA, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen.
Largimi i saj vjen një ditë pas raportimit në Kongres, ku pranoi së Shërbimi Sekret dështoi në rastin e atentatit ndaj Donald Trump 10 ditë më parë.
“Marr përgjegjësinë e plotë për dështimin e sigurisë”, tha ajo në emailin që e dërgoi të martën, më 23 korrik.
“Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marr vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti i drejtoreshës”, shtoi ajo.
Një ditë më herët, Cheatly dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret deklaroi para Kongresit se agjencia nuk ka pranuar kërkesë për shtim të sigurisë për tubimin e 13 korrikut.
“Nuk kemi mohuar asnjë aset për ngjarjet e 13 korrikut”, tha ajo para Kongresit.
“Ne besojmë se ka pasur numër të mjaftueshëm të agjentëve” në tubimin e Trumpit më 13 korrik, tha ajo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co