Trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve në derbin e fituar 2-0 ndaj Dinamos.
“Këtë agresivitet, përqëndrim e vlerësim duhet të na shoqëroj në ndeshjet e fundit. Kjo ka çeduar deri tani. Një fitore që vjen në momentin e duhur.
Derbi me Tiranën? Donim të fitonim sot pasi vinim me rezultate jopozitive. Derbi nuk ka rëndësi pozicioni, është derbi.
Ne kërkonim të dilnim superior në mesin e fushës, donim që Maguette të ishte i lirë. Me inferioritetin numerik të kundërshtarit dolëm 4-2-3-1. Sulmuesit dolën sipër, Keko arriti të shënonte. Kur ishim superior po nxitonim pak, po qarkullonim topin shumë shpejt duke shpenzuar shumë energji”, tha Shehi.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co