“Shekspiri ynë i shekullit njëzet”, shkrimtari Sulejman Mato për Kadarenë: Nuk të kryqëzuan dot zotat në malet e Kaukazit….

shekspiri yne i shekullit njezet shkrimtari sulejman mato per kadarene nuk te kryqezuan dot zotat ne malet e kaukazit
shekspiri yne i shekullit njezet shkrimtari sulejman mato per kadarene nuk te kryqezuan dot zotat ne malet e kaukazit

Shkrimtari Sulejman Mato e ka quajtur të ndjerin Ismail Kadare si Shekspiri i vendit tonë, i shekullit të 20-të.

Në një postim në rrjetet sociale, në ditën që shkrimtari i njohur që ndërroi jetë vetëm dy ditë më parë përcillet për në banesën e fundit, Mato i jep lamtumirën mikut të tij, ndërsa “i kujton” se krijimtaria e tij është tashmë pronë e shqiptarëve kudo ndodhen dhe pronë e botës së qytetëruar.

Postimi:
Lamtumire,Ismail Kadare,miku im i shtrenjte,i rinise dhe i te gjitha koheve!
“O ç’ mendje e larte u permbys sot!, Ushtari,oborrtari dhe shkollari,”…shkruante Shekspiri yt per ikjen e Princit Hamlet.
Tani,ne kete çast,me duket se Shekspiri i shkroi keto vargje per princin e letrave shqipe.
Ne femini kur ti shkruaje vepren e Shekspirit me dore,nuk e dije se nje dite do te beheshe dhe vete Shekspir,Shekspiri yne,Shekspiri i shekullit njezet.
Ti ke qene per mua jo vetem nje mik,e vella i madh,por dhe nje orientues ne jete .Dy vjet e gjysme qe jetuam se bashku ne Berat kane qene nje fat per.mua dhe kane mbetur te pashlyeshme ne kujtesen time.
Ti me the shkruaji ato kujtime dhe une i shkrova,ato dhe grimca te tjera te jetes sone.
Me pas,nga viti ne vit ti po ngjiteshe lart,drejt Olimpit dhe une nuk te ndiqja dot
As une dhe as shoket e tjere shkrimtare nuk te ndiqnim dot.
Olimpi ishte plot bubullima dhe vetetima zotash.Po ti ia dole.
Ti ishe nje Promete ndryshe. Ndryshe nga Prometeu i Eskilit,qe ti e doje aq shume.Nuk te kryqezuan dot zotat ne malet e Kaukazit,
perkundrazi, i perzure ti nga Olimpi.
Sot,ne percjelljen e lamtumires do te doja te ishin aty te gjithe shkrimtaret dhe artistet e ikur para teje nga kjo bote,
Petrua,Driteroi,Fatosi ,Dhimitri,Feimi,etj qe te,kane dashur shume ,te kane vleresuar shume dhe jane krenuar me talentin tend.
Ti ike, po i.le popullit tend historine e tij ne romanet e tua qe shetisin sot ne 45 vende te botes.
Ti e doje shume Homerin , Eskilin dhe Shekspirin por u bere vet
Homer ,Eskil dhe Shekspir per ne.
Lamtumire mik i shtrenjte.Krijimtaria jote tashme eshte bere prone e gjithe shqiptareve,kudo qe jane dhe prone e botes se qyteteruar

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →