Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese trekatëshe në jug të Egjiptit u rrit në 14, ndërsa gjashtë banorë të tjerë u plagosën, thuhet në një deklaratë nga autoritetet lokale.
Ndërtesa u shemb në distriktin East Assiut dhe ekipet e shpëtimit kanë qenë në kërkim të të mbijetuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e mediave në provincën Assiut.
Guvernatori i Assiut Essam Saad ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka urdhëruar koordinimin me autoritetet përkatëse për të siguruar ndihmën urgjente financiare për familjet e viktimave dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme për të lënduarit.
Guvernatori kërkoi gjithashtu formimin e një komiteti inxhinierik për të kontrolluar ndërtesën e shembur dhe ato përreth, për të zbuluar shkaqet e shembjes dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e shtëpive aty pranë.
“Shtëpitë fqinje janë kontrolluar për sigurinë e tyre dhe disa prej shtëpive të dëmtuara janë evakuuar dhe janë marrë masat e nevojshme urgjente për ruajtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co