TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka reaguar, pas shembjes së masivit shkëmbor në Rrugën e Arbrit. Çallaku deklaroi se dosja e koncesionit të Rrugës së Arbrit shumë shpejt do të denoncohet në SPAK. Ai shton se keqpërdoruesit dhe abuzuesit duhet të përfundojnë sa më parë përpara drejtësisë.
Postimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku:
Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë.
Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj.
Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit.
Shembje rrugësh në mes të ditës.
Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda.
Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike.
Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK.
Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.
Mjaft është mjaft!
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co