Shembja e rrugës Ersekë-Korçë, Rama: Kompania merr përsipër shpenzimet. Kur të merret në dorëzim nga shteti do të…

shembja e rruges erseke korce rama kompania merr persiper shpenzimet kur te merret ne dorezim nga shteti do te
shembja e rruges erseke korce rama kompania merr persiper shpenzimet kur te merret ne dorezim nga shteti do te

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra u ndal te rruga e shembur Ersekë- Korçë apo rrëshqitja e dherave në rrugën e “Arbrit”.

Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhet adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurt.

“Ata që kritikojnë nga jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bën Gjermania e Anglia një rrugë. Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë në dorëzim, ndodhin. Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë. Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurt.” -tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →