Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, gazetarja: Janë dëmtuar rëndë dhe muret mbrojtëse, rrezikohet jeta e banorëve

shembja e rruges korce erseke gazetarja jane demtuar rende dhe muret mbrojtese rrezikohet jeta e banoreve
shembja e rruges korce erseke gazetarja jane demtuar rende dhe muret mbrojtese rrezikohet jeta e banoreve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi disa kohë më parë, kur rruga Korçë-Ersekë u shemb në mënyrë krejt të papritur.

Në lidhje me këtë ngjarje, në një lidhje live në News24, gazetarja Lorena Kodra raportoi se janë dëmtuar rëndë edhe muret mbrojtëse të rrugës. Ajo shtoi se shoferët po kalojnë nga rruga e vjetër, ndërsa banorët shprehen se është në rrezik jeta e tyre.

“Qarkullimi i mjeteve vazhdon të mbetet i ndaluar në këtë aks. Të gjitha makinat po kalojnë në rrugën e vjetër. Edhe muret mbrojtëse kanë pësuar dëmtim serioz. Siç e thashë në fillim, rruga është bllokuar për momentin. Rruga e re nisi punimet më 2013 dhe kushtoi 60 milionë euro.

Edhe banorët janë shprehur të rrezikuar, për sa kohë nuk ka as reagim nga kompania që ka marrë përsipër të ndërtojë rrugën. Muret mbrojtëse janë shembur dhe dherat po bien në rrugën Korçë-Ersekë. Banorët janë ankuar se shembja e rrugës mund të dëmtojë deri jetën e tyre”, u shpreh gazetarja Lorena Kodra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →