Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije mallrash në orët e para të së martës ka ndaluar transportin në portin kryesor të qytetit. Me këtë, ajo ka çuar potencialisht në humbje prej 9 milionë dollarësh në ditë, tha një ekspert i zinxhirit të furnizimit për Newsweek.
Anija, Dali, po shkonte për në Colombo, Sri Lanka, kur goditi një shtyllë të urës duke bërë që ajo të binte në lumin Patapsco. Sipas mediave të huaja, më shumë se 847,000 automjete erdhën përmes portit vitin e kaluar, sipas të dhënave të shtetit të Maryland. Ajo u rendit e para në vend në import dhe eksport të automobilave, kamionëve të lehtë dhe materialeve të ndërtimit. Porti është një kontribuues kryesor ekonomik në ekonominë e Baltimore, përgjegjës për më shumë se 15,000 vende pune dhe duke gjeneruar 2.6 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi për shtetin.
Të martën, gjatë një konference për shtyp, guvernatori i Maryland, Wes Moore tha se transporti u pezullua për momentin dhe fokusi ishte në kërkimin dhe shpëtimin e atyre që u prekën nga shembja e urës. Ndalimi i transportit për në dhe nga porti mund të çojë në humbje prej afro 9 milionë dollarësh për çdo ditë që mbyllet, sipas Patrick Penfield, një profesor në Syracuse University. “Do të jetë një ndërprerje e madhe për shumë zinxhirë furnizimi në Bregun Lindor, veçanërisht industrinë e automobilave”, tha ai për Newsweek.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co