Një qytetar dorëzoi në stacionin policor të Lipjanit një portofol të gjetur në rrugë. Portofoli i cili përmbante dokumente personale dhe një shumë parash, iu kthye pronarit.
Duke vlerësuar këtë akt të ndershëm, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që një qytetar gjen dhe dorëzon një portofol të humbur.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe më herët, kur një qytetar tjetër gjeti dhe dorëzoi një portofol në polici, duke treguar solidaritet dhe përgjegjësi qytetare, shkruajnë mediat e Kosovës.
Policia e Kosovës vlerëson këto gjeste të ndershme dhe humane, duke falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.
Këto veprime janë një shembull i shkëlqyer i frymës së përgjegjësisë dhe besimit që ekziston midis komunitetit dhe Policisë së Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co