Në një postim të fundit në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për shpërndarjen e fondeve për inceneratorët dhe biznesin e mbetjeve, duke e konsideruar këtë si një prioritet të gabuar në krahasim me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Xhixho ka theksuar se për vitin 2024, 14.15 miliardë lekë do të dalin nga buxheti i shtetit për financimin e kontratave koncesionare, një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2023.
Ajo ka nënvizuar se këto fonde nuk do të shkojnë për ndërtimin e kopshteve, çerdheve, shkollave të reja, ilaçe për pacientët me kancer, apo rroga dinjitoze, por për interesat e klientëve të qeverisë.
Reagimi i plotë:
Prioritet për qeverinë e Edi Ramës janë biznesi i plehrave dhe miliona eurove për inceneratorë që nuk ekzisojnë dhe aspak shëndeti apo mirëqenia e qytetarëve.
14.15 miliardë lekë dalin nga buxheti i shtetit 2024 për të financuar kontratat koncesionare.
Në krahasim me vitin 2023, një rritje me 11% më shumë.
Para ka por ato nuk shkojne për të ndërtuar kopshe, çerdhe, shkolla të reja, as për ilaçet e të sëmurëve me kancer në Spitalin Onkologjik, as për rroga dinjitoze, por para ka vetëm për interesat e klientëve pranë Edi Ramës.
Inceneratori fantazmë i Tiranës do financohet me 20% më shumë se në vitin 2023, edhe pse nën sekuestro.
Megaaferës së inceneratorëve tani i shtohet edhe ligji për importin e mbetjeve që qëllimin e vetëm ka të veprojë në interes të Mafias së Plehrave.
Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë që rrezikon shëndetin dhe jetën tonë duhet ndalur me çdo mjet!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co