Shenja të molotovit në shkallë dhe në muret e Kryeministrisë janë ende të dukshme. Një ditë pas protestës së opozitës, shkallët e Kryeministrisë janë rrethuar, pasi do të duhet të pastrohen, ashtu si muret. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 pohoi se ekspertët e kriminalistikës morën dje provat nga vendi i ngjarjes.
Dje pas mbylljes së fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, disa protestues u sulën përballë gardhit metalik dhe hodhën molotov, e shashka në drejtim të Kryeministrisë.
Nga incidenti i djeshëm nuk ka pasur policë të plagosur. Ndërkohë, 4 persona janë arrestuar dhe 6 persona po procedohen në gjendje të lirë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co