Shënoi gol në Champions, dëmtohet Gjimshiti,”tremb” mbrojtësi kuqezi

shenoi gol ne champions demtohet gjimshititremb mbrojtesi kuqezi
shenoi gol ne champions demtohet gjimshititremb mbrojtesi kuqezi

Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në Champions League me fanellën e Atalantës. Jo gjithçka ka shkuar mirë për mbrojtësin shqiptar, i cili qëndroi në dhomat e zhveshjes, duke mos u futur kështu në fushë në pjesën e dytë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Gjimshiti ka ndjerë shqetësime dhe trajneri Gasperini vendosi ta zëvendësojë. Analizat mjekësore do të zhvillohen në ditët në vijim, për të kuptuar më pas se për çfarë bëhet fjalë.

Tifozët e Atalantës dhe natyrisht ata të kombëtares shqiptare shpresojnë që 31-vjeçari të mos ketë asgjë serioze. Ndeshjet e përfaqësueses janë në prag, me kuqezinjtë që zbresin në fushë pas disa ditësh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co