Muharrem Jashari, autori i golit të fitores ndaj Lituanisë, pas ndeshjes u shpreh: “Emocion i papërshkrueshëm. Më shumë jam i lumtur për fitoren se për golin. I falënderoj jashtëzakonisht lojtarët që u angazhuan në pjesën e dytë, kishin barrë shtesë, pasi ishin me një lojtar më pak.
I kuqi? “Ndoshta kam menduar se nuk është as karton i verdhë. E kam prekur pak në këmbë, por për mua nuk ishte i kuq. Kemi luajtur shumë mirë taktikisht, pasi e kishim analizuar kundërshtarin.
Nuk është pozita ime e zakonshme kjo në krahun e majtë, por kam luajtur edhe më parë. E falënderoj trajnerin për besimin. Jam shumë i lumtur me gjithë lojtarët dhe stafin. Golin ia dedikoj familjes sime”.
PANORAMASPORT.AL