Shënoi kundër Shqipërisë, mbrojtësi ukrainas dëshpërohet: Diku gabuam ne, diku ishin ata me më shumë fat

shenoi kunder shqiperise mbrojtesi ukrainas deshperohet diku gabuam ne diku ishin ata me me shume fat





































Jukhim Konoplia ishte protagonist në ndeshjen mes Ukrainës dhe Shqipërisë, pasi ishte ai i cili kaloi në avantazh ukrainasit në pjesën e dytë të ndeshjes me gjuajtjen e tij fluturimthi që mposhti Strakoshën. Por mbrojtësi nuk ia doli të festonte siç do të dëshironte këtë gol, pasi pa kuqezinjtë të përmbysnin sfidën me anë të Ismajlit dhe të Asanit.

konoplia

Megjithatë, sipas Konoplia, ky rezultat nuk pasqyronte fytyrën e vërtetë të kësaj ndeshje.

“Ndeshja dukej shumë e vështirë. Ne e dinim që në fillim se ata janë një kundërshtar shumë i vështirë, i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm, ashtu si i gjithë grupi. Por mendoj se ne humbëm jo sipas logjikës së lojës, pasi ishim ne që kishim më shumë raste, mendoj se ne bëmë më shumë gjuajtje drejt portës. Ne e pësuam me dy kundërsulme, diku gabuam ne, diku ishin ata me më shumë fat.

Gjatë pushimit në ramë dakord që të ishim më të duruar, pikë së pari sepse e kontrolluam ndeshjen në pjesën e parë dhe ne vetëm duhej të rritnim këtë kontroll mbi sfidën. Në parim e bëmë këtë. Shënuam gol pas pushimit, por pastaj ndodhi ajo goditje standarte”, tha mbrojtësi pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →