Shërbime të jashtëligjshme mjekësore, policia zbarkon në godinën e organizatës qeveritare, çfarë ndodhi sot në Prishtinë

sherbime te jashteligjshme mjekesore policia zbarkon ne godinen e organizates qeveritare cfare ndodhi sot ne prishtine
sherbime te jashteligjshme mjekesore policia zbarkon ne godinen e organizates qeveritare cfare ndodhi sot ne prishtine

Policia ka zbarkuar për kontrolle në një objektit të një organizate qeveritare në Prishtinë këtë mbrëmje. Kontrollet u bënë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Sipas dyshimeve, bëhet fjalë për shërbime të kundërligjshme mjekësore. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, njofton Prokuroria.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se veprimtaria e tyre është tejet e dyshimtë për sigurinë e shtetit.

“Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë ‘Centar za Mir i Toleranciju Pristina’ nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je. Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, shkruan Sveçla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →