Shërbimet e huaja paralajmërojnë autoritetet greke për sulme të mundshme ndaj objektivave izraelite

sherbimet e huaja paralajmerojne autoritetet greke per sulme te mundshme ndaj objektivave izraelite
sherbimet e huaja paralajmerojne autoritetet greke per sulme te mundshme ndaj objektivave izraelite

Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Antiterrorizmi janë tashmë në gatishmëri për një mundësi të tillë, pas zhvillimeve të fundit dhe në veçanti pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniya, në tokën iraniane.

Vlerësimet e zyrtarëve grekë dhe të huaj konvergojnë në mundësinë që në periudhën e ardhshme të ketë një tentativë për t’u kundërpërgjigjur me një sulm kundër një objektivi izraelit jo në territorin e Izraelit, por në një vend të tretë. Për disa shërbime të huaja, Greqia është përfshirë në vendet kandidate, por, megjithatë, siç raportohet nga burime kompetente, nuk ka informacion të qartë për një sulm ndaj një objektivi të caktuar ose në një datë të caktuar.

Për më tepër, në periudhën 2023-2024, plane dhe tentativa për sulme kundër objektivave të interesit izraelit në Athinë janë regjistruar dy herë. E para ishte në mars 2023, kur Antiterrorizmi në bashkëpunim me Shërbimin e Inteligjencës së Greqisë ,EYP dhe Mossad-in e Izraelit arrestuan dy persona, shtetas pakistanezë,me akuzën se kishin planifikuar të sulmonin sinagogën hebraike në Monastiraki të Athinës.

Rasti i dytë u regjistrua në maj dhe qershor 2024 me një zjarrvënie të një hoteli izraelit në Monastiraki, por edhe sinagogës në të njëjtën zonë. Autorët janë vënë në gjurmët e videove dhe provave të gjetura në vendin e sulmit nga Antiterrorizmi.

Disa informacione shtesë nga Izraeli iu dhanë autoriteteve greke disa ditë para arrestimeve tashmë të planifikuara të të dyshuarve.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve konfirmojnë se është rritur niveli I gadishmërisë , ndërsa edhe zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë së vendit kanë konfirmuar transmetimin e informacionit nga jashtë për një sulm të mundshëm brenda kufijve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →