Zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Ronald Rowe është emëruar për të shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të agjencisë pas dorëheqjes së Kimberly Cheatle.
Cheatle dha dorëheqjen pasi pranoi se tentativa për vrasjen e Donald Trump ishte “dështimi më i madh operacional në Shërbimin Sekret në dekada”.
Ronald Rowe, një veteran i Shërbimit Sekret, ka shërbyer më parë në disa pozicione drejtuese brenda agjencisë.
Javën e kaluar, ai mbrojti Cheatle mes thirrjeve të vazhdueshme që ajo të jepte dorëheqjen.
“Kur je në mes të një krize, duhet ashpërsi. Duhet inteligjencë. Dhe gjithashtu duhet pak strategji dhe ajo po demonstron të gjitha ato tipare në këtë kohë”, tha ai pak ditë më parë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co