Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali.
Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por autoritetet e kanë raportuar sot.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ndërkohë që të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore.
Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik.
Më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.
Sapo ka mbërritur në seksion, , ai është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e ti dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve.
Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t’u hakmarrë.
Ata pritën që stafi të hapte portën penguese për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën dhe filloi kaosi.
Pas shpërthimit të një bombole, pleksiglasi i portës u thye dhe dy oficerë u goditën në sy nga copa të tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co