Shqiperia

Sherr i rëndë në kryeqytet, 46-vjeçari plagoset me thikë, përfundon në spital

sherr i rende ne kryeqytet 46 vjecari plagoset me thike perfundon ne spital
sherr i rende ne kryeqytet 46 vjecari plagoset me thike perfundon ne spital

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, ku një 46-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur shtetasi D. Xh., 46 vjeç, u godit me mjet prerës. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts