Një djalë 25-vjeçar shqiptar banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, u godit me thikë në kulmin e një sherri që shpërtheu në Stradella në Oltrepo, Itali.
Sipas hetimeve fillestare, dy grupe rivale, shqiptarë dhe egjiptianë, u përleshën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.
Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa në spital ndodhen dhe 6 persona të tjerë me plagë më të lehta.
Përleshja, sipas mediave italiane, përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co