Sherr me thika mes të dënuarve në burgun e Domokosë, plagoset rëndë në kokë shqiptari! 41-vjeçari përfundon në spital

sherr me thika mes te denuarve ne burgun e domokose plagoset rende ne koke shqiptari 41 vjecari perfundon ne spital





































Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me dy të dënuar të tjerë në burgun Domokos në Greqi.

burgu i domokose

Sipas mediave greke, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 me orën lokale pas një sherri mes shqiptarit dhe një 32-vjeçari sirian e një 30-vjeçari algjerian.

Nga konflikti me dy të tjerët, shqiptari raportohet se ka marrë lëndime në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 3 persona janë ‘arrestuar’, pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së Domokos, që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Vlen të theksohet se pas kësaj ngjarjeje, autoritetet e burgut kanë nisu një kontroll të gjerë në qelitë e repartit ku u përleshën të burgosurit, në të cilën u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një send tjetër i mprehtë.

Sendet e paligjshme u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit akuzohen për mbajtjen e sendeve të forta dhe lëndimet e rënda trupore ndaj shqiptarit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →