Shqiperia

Sherr mes 3 vëllezërve në Hamallaj, njëri plagoset/ Policia u gjen armë e karikator në banesa, përfundojnë të tre në pranga (VIDEO)

sherr mes 3 vellezerve ne hamallaj njeri plagoset policia u gjen arme e karikator ne banesa perfundojne te tre ne pranga video
sherr mes 3 vellezerve ne hamallaj njeri plagoset policia u gjen arme e karikator ne banesa perfundojne te tre ne pranga video

3 vëllezër janë arrestuar nga blutë e Durrësit pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin në oborrin e banesave të tyre, njëri prej të cilëve mbeti i lënduar.

Sipas komunikatës nga Policia, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., njërit prej vëllezërve policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.

[embedded content]

Policia arrestoi 2 vëllezërit L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”dhe tjetri A. P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja për jetën.

Vihen në pranga tre vëllezër, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Policia gjen dhe sekuestron në banesën e njërit prej vëllezërve dy pistoleta, katër karikatorë, një silenciator të pamontuar, një thikë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi A. P., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit L. P. dhe Y. P., duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës (thikë), ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë shtetasi Y. P., jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit, shtetasit:

– A. P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”;

– L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts