Sherr mes dy pedagogëve tek Fakulteti i Ekonomisë për tezat e provimeve! Shefi i departamentit godet me grushte kolegen

sherr mes dy pedagogeve tek fakulteti i ekonomise per tezat e provimeve shefi i departamentit godet me grushte kolegen



































Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme tek Fakulteti i Ekonomikut, ku shefi i departamentit Mirdaim Axhami është konfliktuar me pedagogen Liljana Billa (Elmazi).

ekonomiku

Mirdaim Axhami raportohet se ka dhunuar pedagogen Liljana Billa, njëkohësisht ish-deputete, për shkak të detyrës.

Shkak i sherrit, ku 43-vjeçari ka goditur me grushte kolegen e tij, mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit të Ekonomikut, ndërsa Mirdam Axhami është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →